Futboll

Dardana fiton, Vllaznia humb

Kanë përfunduar të gjitha takimet e javës së 15-të në Ligën e Parë, derisa janë regjistruar rezultate mjaft interesante, raporton Gazetasheshi.com.

Lideri i kampionatit, Arbëria është mposhtur në shtëpi me rezultat të pastër nga Onix 2-0, ndërkohë që Liria ka pësuar në udhëtim ndaj Malishevës 1-0.

Për të fituar këtë xhiro ka dështuar edhe Besa e Pejës, që megjithatë duhet të mbetet e kënaqur me një barazim në udhëtim te KEK-u në Obiliq.

Fitore të rëndësishme ka regjistruar Dardana në përballje me Drenasin, sikurse ka bërë edhe Vëllaznimi ndaj Ulpianës.

Më posht mund ti gjeni të gjitha rezultatet komplete të xhiros së 15-të:

E shtune

Istogu – Trepça 3-1
Vitia – Ramiz Sadiku 2-1

E diel

KEK-u – Besa 1-1
Malisheva – Liria 1-0 
Vllaznia e Pozheranit – 2 Korriku 0-3 
Arbëria – Onix 0-2
Vëllaznimi – Ulpiana 2-1
Dardana – Drenasi 3-1

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like