Futboll

Dihen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës në Futboll

Këtë të enjte u përcaktuan edhe dy gjysmëfinalistë që do t’i bashkëngjiten Dritës dhe Prishtinës.

Ballkani e Suhareka i bashkëngjiten Prishtinës e Dritës në katërshen gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani sot bindshëm  mposhti Malishevën  në fushën të vet me rezultat 3:0, kurse jashtë fushës së vet fitoi edhe Suhareka, që mposhti Vjosën e Shtimes me rezultat 1:0.

Dje Prishtina mundi Trepçën ’89 me rezultat 5:1, kurse Dukagjini e Drita luajtën baras 0:0 dhe u desh që të jepen penaltitë,  ku ekipi bardh e kaltër u tregua më e përqendruar dhe ngadhënjeu për të shkuar tutje.

Së shpejti do të tërhiqet shorti për ndeshjet gjysmëfinale, që do të jenë me vajtje e ardhje, kurse fituesi i Kupës së Kosovës direkt do të shkojë në xhiron e dytë të kualifikimeve në Europa Conference League./kryelajmi.com/.

You Might Also Like