Gjilan

Drejtori Huruglica, takon majorin amerikan Hogan e gjeneralin Warnstadt

Në kuadër të vizitës në shtetin e Iowa-s në ShBA, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, zhvilloi një takim shumë të veçantë me Marty Hogan, major i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Steve Warnstadt, gjeneral Brigade i Ushtrisë Amerikane.
Sipas tij, të dy kanë shërbyer për disa vjet në Kosovë dhe njohin nga afër historinë, sfidat dhe rrugëtimin e popullit tonë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë aleat i përhershëm i Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë dhe duke vazhduar të mbështesin fuqishëm konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë”, tha Huruglica.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, i ka shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar gjatë shërbimit në Kosovë dhe për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona.
“Një kontribut që mbetet i skalitur në kujtesën institucionale dhe njerëzore të Republikës së Kosovës”, tha drejtori Haki Huruglica.

You Might Also Like