Pas një pushimi gati trejavor, Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me xhiron e tetë, në të cilën do të jenë disa ballafaqime tejet interesante që pritet të zgjojnë kërshërinë e shikuesve.
Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani, në bazë të kundërshtarëve që kanë pritet të shënojnë fitore dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt kreut të tabelës. Kështu, të premten, me fillim në ora 18, Drita e pret në fushë të vet Malishevën, të cilës së fundmi I është larguar kryetrajanerii Thomas Bërdariq.
Gjilani do të jetë mysafir I të fundit në tabelë, Vushtrrisë në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim në ora 14 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Pra ndeshjet komplete do të jenë këto:
Java e 8-të
E premte, 09.10.2026
- 14:00 Llapi – Ballkani, stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë
- 18:00 Drita – Malisheva, stadiumi i Qytetit, Gjilan
E shtunë, 10.10.2026
- 14:00 Vushtrria – Gjilani, stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë
- 18:00 Drenica – Feronikeli ’74, stadiumi “Bajram Aliu”, Skenderaj
E diel, 11.10.2026
- Prishtina – Dukagjini (Vendi dhe ora do të vendosen së shpejti)





