Futboll

Gjilani – Drita përballen një ditë pas Festës së Flamurit

Një ditë pas festës së Flamurit, zhvillohet derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita. Ky derbi do të hijeshojë edhe më tepër Festën e Ditës së Flamurit, kurse kryelajmi.com do të sjellë shkrime ekskluzive në prag të kësaj përballje.
Pra, më 29 nëntor 2026, në Stadiumin me bari sintetik,  Gjilani dhe Drita përballen në derbin e Anamoravës, në një sfidë që pritet të jetë tejet e zjarrtë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Kjo përballje do të ketë edhe një dimension të veçantë, pasi Zekirija Ramadani dhe Ardian Nuhiu do të përballen ndaj ish-klubeve të tyre.
Derbi i madh i zhvillohet të dielën, nga ora 16:00. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like