Gjilan

Erestina Isufi zë vendin e Leonora Morina – Bunjakut në Asamblenë Komunale të Gjilanit

Dega e PDK-së në Gjilan e ka bërë zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e saj.

Pas emërimeve të drejtorëve në qeverinë komunale të cilët e kishin fituar mandatin e anëtarit të Kuvendit, sot grupit të anëtarëve të PDK-së si zëvendësim i tyre në KK iu bashkuan: Ekrem Kryeziu dhe Erestina Isufi

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Degës në Gjian, Riad Rashiti, përmes një postimi në facebook.

Shkrimi i plotë:

Ekrem Kryeziu dhe Erestina Isufi janë dy anëtarët e rinjë të Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e PDK-së

Ekipa e përfaqësimit të PDK-së në KK, prej sot është plotësuar me këta dy asambleistë të cilët për herë të parë janë pjesë e institucionit më të lartë në komunën e Gjilanit.

You Might Also Like