Gjilan

Gjilani po themelon Fondin e Ekselencës

Komuna e Gjilanit është në procesin e themelimit të Fondit të Ekselencës, kurse këtë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit e ka cilësuar lajm të madh. Ai ka theksuar se “Komuna e Gjilanit është në proces të themelimit të Fondit të Ekselencës, pas aprovimit në mënyrë unanime nga ana e asamblistëve të Kuvendit Komunal. Përmes këtij Fondi, do të përkrahen dhe stimulohen të rinjtë e Gjilanit, të cilët arrijnë rezultate kulmore shkollore në shkencë, sport, kulturë e art. Shembulli më i mirë janë tre studentët gjilanas, të cilët kanë fituar bursa në universitetet prestigjioze si Princeton, Tokio etj. Përfitues mund të jenë të rinjtë gjilanas deri në moshën 35 -vjeçare. Nuk e kemi ndërmend me u ndalë, pos me vazhdue me punë t’hajrit”, ka thënë Lutfi Haziri.

You Might Also Like