Gjilan

Hyseni: Veriu i vendit, ka kohë që nga bandat kriminale dhe grupet e organizuara ka shërbyer si vatër kriminaliteti

Veriu i vendit, ka kohë që nga bandat kriminale dhe grupet e organizuara ka shërbyer si vatër kriminaliteti.
Me Kryeministrin Kurti, krimi i organizuar, grupet kriminale e para së gjithash terroristët nuk kanë vend, askund, pa dallim.
Është paralajmëruar para shumë kohësh.
Ndërsa kemi edhe armë të konfiskuara nga institucionet tona.
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, ka deklaruar se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë.
Sipas saj, armët janë transportuar me autoambulanca dhe janë dërguar në kishat ortodokse. Kearns ka theksuar se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.
Është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë, e më pas edhe reagojë ndaj Beogradit zyrtar që përkrah, financon e organizon sulme ndaj shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Policisë sonë.
Alban HYseni

You Might Also Like