Arbër Prekazi është futbollisti më i ri i Malishevës, skuadra nga Liman Gegaj ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin.
Ish-futbollisti i Gjilanit, karrierën do ta vazhdoj te skuadra bardhekaltër, duke qenë kështu Malisheva klubi i gjashtë në karrierën e Prekazit, shkruan Gazeta OLLE.
Prekazi së fundi ishte pjesë e Gjilanit, por që nga largimi i Presidentit Florim Zuka, kuqebardhët kanë larguar të gjithë lojtarët, ndërsa nga kjo shpërbërje kanë fituar shumë skuadra duke i rrëmbyer lojtarët cilësor që bartnin fanellën e skifterëve.
Malisheva sot fillon rrugëtimin në Superligën e Kosovës, ku do të udhëtojnë në Klinë për të u takuar me Dukagjinin.
/Gazeta OLLE/