Futboll

Disa raste interesante karakterizuan ndeshjen Gjilani – Drenica

 

Në ndeshjen Gjilani – Drenica, e cila është fituar nga ekipi kuq e bardh nga Gjilani me rezultat 2:0, kanë ndodhur disa situata jo të zakonta.

Rasti i penaltisë pa dyshim se ka ngjallë reagime të shumta. Fillimisht futbollistët e Drenicës nuk janë pajtuar me penaltinë e dhënë për Gjilanin, ku ka pasur reagime të njëpasnjëshme.

Pas ekzekutimit të penaltisë, topi është futur në rrjetën e portierit Arion Ymeri, gjyqtari e ka anuluar atë, ka gjykuar gjuajtje indirekte, kurse Fiton Hajdarin e ka ndëshkuar me karton të verdhë.

Më pas ka qenë edhe një rast tjetër, kur në një top të kthyer në vend që portieri Ymeri t’a dëbojë atë, ai e kap dhe gjyqtari sërish jep gjuajtje indirekte. Sërish ka pasuar reagimi i ashpër i lojtarëve të Drenicës, të cilët sa nga kryesori sa nga anësori kërkonin sqarimi, kurse gjyqtari dëgjohej qartazi i këshillonte “Luani futboll e leni llafet”.

Në këtë situatë interesante ishte se muri i gjallë u ndërtua në vijën e portës, por as këtë rast Gjilani nuk arriti t’a realizojë.

Më pas sikur ndeshja u qetësua dhe mori rrjedhë normale.

You Might Also Like