Futboll

Gjilani ka ekip për t’a mundur Prishtinën

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, ka zhvilluar stërvitjen e të mërkurës, kurse ndeshjen me Prishtinën, që do të luhet këtë shtunë e sheh si cdo ndeshje. Nëse Gjilani ka kohë që nuk e ka mundur Prishtinën, Arbnor Morina e ka arritur një gjë të tillë duke qenë në krye të ekipeve të tjera, sic është rasti kur ishte kryetrajner i Besës, apo edhe Kosovës së Vushtrrisë.

“Për mua nuk janë me rëndësi statistikat që Gjilani i ka me Prishtinën, apo me ndonjë ekip tjetër, por gjithmonë ndeshjeve u hyj për të korrur fitore e një gjë të tillë do ta bëjmë edhe këtë të shtunë ndaj Prishtinës, e cila është lidere”, ka thënë Arbnor Morina, sipas të cilit ekipi pati disa turbulenca, por tashti ato janë tejkaluar. Sipas Morinës, hiq ndonjë futbollist që mbase ka probleme të vogla shëndetësore, futbollistët tjerë janë të gatshëm për ndeshjen e radhës. Ai thotë se ka motivim, se pritet që edhe publiku të jetë i pranishëm si asnjëherë më parë dhe se do të ketë një spektakël futbolli.

Problemet e vogla organizative që i kishte Gjilani, tashti janë kaluar dhe janë kryer të gjitha obligimet, kurse pritet një ndeshje interesante këtë të shtunë. KF Gjilani si asnjëherë më parë ka nevojë për praninë e shikuesve më të flaktë “Skifterët”.

 

 

You Might Also Like