Futboll

Shahini: Luajtëm lojë të mençur

Afrim Shahini, trajner i Dritës pas fitores ndaj Prishtinës ka deklaruar:

“Në pjesën e parë luajtëm më mirë dhe krijuam më shumë raste shënimi, ndërsa nganjëherë rezultati t’a imponon që ta ruash epërsinë dhe të kërkosh golin e dytë nëpërmjet kundërsulmeve. Luajtëm lojë të mençur. Futbollistët luajtën aq sa u desh për t’i fituar pikët e plota. Ne nuk do të dorëzohemi deri në fund të kampionatit dhe do ta kërkojmë titullin deri në fund. Do t’i marrim ndeshjet një nga një duke pritur edhe gabimin e rivalit për titull”, ka thënë Shahini.

You Might Also Like