Dy boksierët e KB Drita Diellza Halili e cila bokson gjerë në 63 kg dhe Endrit jerliu në kategorin 71 kg për herë të parë
po marrin pjesë në garat ndërkombëtare dhe atë në Kupën e Botës në Budva
Talentja e boksit Diellza Halili në paraqitjen e parë ka treguar boks cilësor por papërvoja në arenën ndërkombëtare ka pësuar
humbje nga boksierja e Sllovenisë.
Sidoqoftë për Diellzën kjo do të jetë një eksperiencë edhe më e madhe gjatë karierës së saj të boksit
Talenti Endrit Jerliu sot pas dite do të boksoj me një boksier poashtu nga Sllovenia dhe pritet të tregoj kualitetet
e tij në mes litarve
Punë të palodhëshme dhe me shumë suksese po bëhet në KB Drita ku boksierët e saj gjdo ditë e më shumë po dëshmojnë
talentin e tyre
Trajneri i KB Drita Nazim Halili ka bërë të ditur se është i kënaqur me punën e boksierve
“Kupa e Botës është diqka e madhe për qdo boksier Diellza edhe pse pa përvojë ka treguar boks cilësor ndaj boksierës
së Sllovenisë por në momentet e fundit u dëshmua pa përvoja e saj, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen e saj, poashtu
Endriti është një talent ai pas dite do të boksojë me një boksier nga Sllovenia, Endriti do ta shpalosë tërë potencialin e tij
në këtë ndeshje, por duhet theksuar se për ne është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në këtë festival të boksit botëror”
Kjo Kupe Botës zhvillohet për të rinjë 17-18 vjeqë nga 3-11 mars