Gjilan

Kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri nis ciklin e debateve me qytetarët e Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Prishtinës dhe Rrugës së Ferizajt  

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve me qytetarët “LDK ju dëgjon” me banorët e Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Prishtinës dhe Rrugës së Ferizajt.
Në këtë takim të përbashkët bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri.
Qëllimi në këtë faze mobilizimi të brendshëm për dy muajt e ardhshëm e kemi që t’i takojmë strukturat. Ne po e përfaqësojmë zërin e qytetarëve të Gjilanit në Kuvendin Komunal në mënyrën më të mirë, njësoj sikur edhe në Kuvendin e Republikës, u shpreh z. Haziri, i cili ka njoftuar se procesi i regjistrimit të brendshëm të LDK-së po shkon mjaftë mirë, duke bërë thirrje që të vazhdojnë të regjistrohen.
Kryetari z. Haziri ka falënderuar banorët e atyre lagjeve për përkrahjen e vazhdueshme ndaj politikave të LDK-së, në çdo fazë.
Interesimi i banorëve të këtyre lagjeve për të marrë pjesë në debat ka qenë i jashtëzakonshëm, duke u interesuar lidhur me zhvillimet politike në Komunë, veprimtet e Degës pas Konventës, strukturën e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmin e LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.
Në këtë takim ka marrë pjesë dhe u kanë dhënë përgjigje të interesuarve edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi, shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, këshilltarët komunal, Imran Haziri, Sami Ahmeti e Gentrit Murseli, e përfaqësuesit e nëndegëve, Avdyl Jerliu, Fahredin Rexhepi e Vebi Jerliu.
Nesër, LDK vazhdon cilin e vizitave në terren me banorët e Cernicës, Livocit të Ulët, Blinajës, Kravarisës, Vrapçiqit e Gumnishtës.

You Might Also Like