Gjilan

Kryetari Hyseni dhe ministrja Rizvanolli vizitojnë shkollën “Mehmet Isai” për të parë nga afër projektin për efiçiencë të energjisë

Gjilan, 20 tetor 2022 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku kanë parë nga afër projektin për efiçiencë të energjisë.

Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi ministren Rizvanolli për vizitën, së bashku me përfaqësues të shkollës e ka njoftuar në detaje lidhur me realizimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm, pasi theksoi se mësimi aty tashmë zhvillohet në ambient më të përshtatshëm, duke shtuar se do të kursehet energjia elektrike jashtëzakonisht shumë gjatë dimrit.

You Might Also Like