Sportet me dorë

KV Drita në finale të Playoffit

Drita, femrat, ka siguruar finalen e madhe të Playoffit të Superligës A, të dielën mbrëma, pasi mposhti M-Technologien në ndeshjen e tretë gjysmëfinale në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”.
“Intelektualet” triumfuan me rezultat 3-0 (25-14, 25-17, 25-18) në një përballje të dominuar, me prishtinaset që rezistencën më të madhe e treguan në setin e tretë.
Kështu, Drita prek finalen, ku do të ndeshet me Skenderajn, pasi fitoi dy nga tri ndeshjet gjysmëfinale kundër M-Technologie.
Rezultatet individuale të lojtareve:
KV DRITA
Megi BISLIMI: 13 pikë
9 të fituara nga 20 sulme me 45%,
3 shërbime,
1 bllok,
21 pranime me 52% dhe
9 pikë të humbura
Venera KADRIU: 11 pikë
9 të fituara nga 21 sulme me 43%,
2 shërbime,
14 pranime me 93% dhe
3 pikë të humbur
Aquincia STRAMBLER: 10 pikë
7 të fituara nga 16 sulme me 44%,
2 shërbime
1 bllok dhe
pikë të humbura ska
Loresa AVDYLI: 8 pikë
6 të fituara nga 22 sulme me 27%,
1 bllok,
1 shërbim dhe
3 pikë të humbura
Vesa SHABANI: 8 pikë
5 të fituara nga 14 sulme me 36%,
2 bllok,
1 shërbim dhe
5 pikë të humbura
Melek ERBUĞA: 4 pikë
3 të fituara nga 4 sulme me 75% dhe
pikë të humbura ska.
Adelajda PRENGA:
7 pranime me 86% dhe
2 pikë të humbura.

You Might Also Like