Sporte të tjera

Lenë Osmani, shpresë olimpike, nënshkruan  kontratë për bursë njëvjeçare  me Komitetin Olimpik të Kosovës

Pingpongistja e  re Lenë Osmani, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Komitetin Olimpik të Kosovës, duke u bërë bursiste e këtij komiteti, ngase Lena konsiderohet shpresë olimpike.

Ditë më parë, kjo pingpongiste që garon për ekipin KPP Prishtina ishte shpallur pingpongistja më e mirë në Kosovë për kategoritë U17 dhe U19, kurse për vite me radhë ajo është kampione në nivel vendi dhe fituese e shumë medaljeve, kupave e  mirënjohjeve në Kosovë dhe në gara ndërkombëtare.

Lenë Osmani, që është nxënëse maturante në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është shprehur shumë e lumtur për këtë vlerësim që i është bërë,  duke theksuar se kjo bursë është një motiv shtesë për punë  të mëtejme dhe  se besimin që i është dhënë nga  Komiteti Olimpik i Kosovës do t’a  kthejë me  suksese edhe më të mëdha, duke u munduar që në të ardhmen sukseset e saja të shtrihen edhe në nivel ndërkombëtar, duke u munduar që në të sigurojë edhe normën olimpike.

Falë punës së trajnerit të saj, Feat Osmani, kjo lojtare  tejet e  talentuar dhe e përkushtuar në  punë, çdo ditë e më  tepër po dëshmohet në Kosovë dhe  jashtë saj, andaj plotësisht e ka merituar këtë bursë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like