Gjilan

Lutfi Haziri: Uroj që çdo familje të ketë bereqet e begati

Urimet më të mira për festën e Kurban Bajramit kemi shprehur sot përmes kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, të gjithë qytetarëve të Gjilanit, bashkatdhetarëve kudo që janë, bashkëpatriotëve e në veçanti bashkëqytetarëve tanë në Kosovën Lindore, të cilët edhe këtë festë e presin me besim e shpresë që do të ketë ditë më të mira.
Uroj që çdo familje të ketë bereqet e begati, që solidariteti të rritet dhe porosia hyjnore për sacrificë të jetë amanet për të gjithë ne që ta ndiejmë si obligim që të sakrifikojmë nga vetja jonë, nga pasuria e mirëqenia jonë ta ndajmë me të gjithë ata që kanë nevojë, për të pasur bereqet e mirëqenie në secilën familje!

You Might Also Like