ARSIMI

MË 16 SHKURT PËRUROHET SHKOLLA SHQIPE ONLINE “ALBSHKOLLA” 

Më 16 shkurt 2024, ditë e premte, ora 17:00, në lokalin e katit përdhesë të objektit shumëbanesor “Gëzimi 3”, rr. “Mërgimtarët e Gjilanit”, Morea 3, në Gjilan, do të mbahet ceremonia e përurimit të Albshkollës, një institucion i ri arsimor digjital për fëmijët shqiptarë në të gjithë botën, si një edukim alternativ joformal dhe plotësues.

Në përurim, do të ketë fjalime, program kreativ artistik dhe shumë emocione, si dhe keni mundësinë për t’u njohur më shumë me misionin dhe vizionin e Albshkollës.

Albshkolla do të ofrojë mësime virtuale dhe online për të gjithë fëmijët shqiptarë, për gjuhë shqipe, kulturë dhe histori shqiptare, art figurativ dhe muzikor.

You Might Also Like