Sot zemra e çdo shqiptari që e di çmimin e lirisë është e rënduar. Ajo që po përjetojnë çlirimtarët tanë në Hagë është një dhimbje që nuk mund të matet me fjalë.
Unë, si mërgimtar që jetoj dhe punoj në Gjermani, këtë lajm e përjetova thellë. Kur e kuptova se çfarë po ndodh, u ndjeva i thyer. Sepse për mua liria e Kosovës nuk është thjesht një fjalë — është sakrificë, është gjak, është histori.
Nuk duhet ta harrojmë kurrë se liria jonë erdhi me një çmim të madh. Prandaj, çlirimtarët meritojnë respekt dhe dinjitet.
UDB-ashët dhe ata që punuan kundër lirisë së Kosovës nuk kanë vend në Kosovën e lirë. Historia nuk harrohet dhe sakrifica e atyre që luftuan për liri nuk fshihet.
Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të qetë dhe të vendosur. Të punojmë për drejtësi, për të vërtetën dhe për hapin e radhës.
Liri për çlirimtarët!
Gjithë Kosova është me ta! 🇽🇰
UÇK me zemër! ❤️🖤
Edon Syla





