Gjilan

Nazim Gagica zgjidhet kryetar i AAK-së në Gjilan

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka mbajtur Kuvendin e IX Zgjedhor.
Në këtë Kuvend nga 140 delegatë, morën pjesë 127 të cilët me votë unanime kanë zgjedhur kryetar të Degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.
Kuvendi i IX Zgjedhor ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të degës.
Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur sot edhe delegatët për Kuvendin Qendror i cili do të mbahet në fillim të Qershorit.
Prezent në Kuvendin e degës së AAK-së ishte edhe kryetari Ramush Haradinaj.

You Might Also Like