Në Viti nisi Samiti Botëror i të Rinjve
Në Viti ka nisur sot dita e parë e Samitit Botëror të të Rinjve, i cili mblodhi të rinj dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti.
Samiti u organizua me qëllim të promovimit të paqes, dialogut, diplomacisë, lidershipit rinor dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në të morën pjesë të rinj nga vende të ndryshme, ndërsa aktiviteti pritet të përfshijë edhe përfaqësues të institucioneve, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, akademisë dhe shoqërisë civile.
Samiti u organizua në bashkëpunim me Institutin e Politikave Publike dhe Kërkimeve të Diplomacisë (IPPDR), Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), International Diaspora Foundation (IDF), Landesverband Hamburg (SDË) dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Nën moton “Të gjithë së bashku për një botë në paqe”, aktiviteti synoi të krijojë një platformë të përbashkët për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet të rinjve dhe përfaqësuesve nga vende të ndryshme.
Ndërkaq, nesër, më 27 gusht, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet ceremonia kryesore e Samitit Botëror të të Rinjve, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti.
Samiti i 6-të Rinor për Paqe dhe një të Ardhme të Qëndrueshme 2026 do të mbahet nga data 25 deri më 29 gusht 2026 në Viti, dhe organizohet nga Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë. Aziz Zuka




