Gjilan

Nënshkruhet kontrata në vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan

Qyteti i Gjilanit së shpejti do ta ketë Stacionin e Autobusëve modern.

Tashmë është nënshkruar edhe kontrata për ndërtimin e tij.  

Qytetarët dhe kompanitë transportuese të udhëtarëve vendëse dhe ndërkombëtare të cilët frekuentojnë Stacionin e Autobusëve në Gjilan, do të kenë kushte edhe shërbime më të mira.

Ky stacion është njëri ndër më të mëdhenjtë, në vend pas atij të kryeqytetit, ku thuhet se gjatë ditës e frekuentojnë qindra mijëra udhëtarë, të cilët vijnë nga fshatra, qytete e shtete të ndryshime e kthehen anasjelltas.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se po e përmbyllin vitin me një tjetër projekt madhor.

“Nënshkrova kontratën për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve. Një epokë e re për transportin.  Stacion modern, investim prej rreth 1 milion euro”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like