Komunikacion

Policia me aktivitete të shumta në trafik

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.07.2026 – 30.07.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër (1994) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  

  • Hetim i dyzet (40) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar njëzet e nëntë (29) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,  
  • Shqiptuar tridhjetë e shtatë  (37) gjoba për përdorim të telefonit, 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëdhjetë e dy (62) ngasës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët! 

You Might Also Like