Aktivitete javore në trafikun rrugor
Gjilan, 29 maj 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 22.05.2026 – 28.05.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e nëntëdhjetë e një (1491) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me pasoja fatale,
- Shqiptuar njëzet e një (21) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
- Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e dy (52) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë ngasjes të mos përdorin telefonin celular apo pajisje të tjera që shpërqendrojnë vëmendjen në trafik. Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve dhe cenon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni rregullat e trafikut, shmangni përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe kontribuoni në ruajtjen e jetës dhe sigurisë në rrugë.



