Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale ‘’Grabitja’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.