Sportet luftarake

Boksieri profesionist Leotrim Rexhepi do të përballet në Danimarkë me Nesar Kunduzin

Leotrim Rexhepi, boksier i njohur nga Gjilani pas dy muajve do të zhvillojë duelin e katërt profesionist, kësaj radhe kundër boksierit me prejardhje afganistaneze e me nënshtetësi nga Danimarka, Nesar Kunduzi.

Në tri ballafaqimet e mëhyershme, Leo Rexhepi ka po aq fitore, fitore që do të kishte edhe më shumë, por e kishte penalizuar mospasja e vizave. Edhe kundërshtari i tij është i ri, ai i ka 23 vjet dhe nga tri meqe që i ka zhvilluar deri më tashti ai i ka po aq fitore.

 

“Sot e kemi konfirmuar se meqi im i ardhshëm do të jetë me 3 shkurt ndaj boksierit Nesar Kunduzi. Sipas informacioneve kemi të bëjmë me një boksier shumë cilësor, por jam i përgatitur dhe tani fillojë në fazën e përgatitjeve nga dy herë në ditë ku do të jem i gatshëm që mos ti ndali fitoret, e me siguri kjo do të jetë fitorja e katërt e imja”, ka bërë të ditur boksieri nga Pogragja e Gjilanit Leotrim Rexhepi, duke bërë me dije se ky ballfaqim të mbahet në qytetin  Kolding të Danimarkës, ndërsa Leotrim Rexhepi ka theksuar se viti 2024 do të jetë me plot surpriza në karrierën e tij, ku nuk do ti zhgënjej adhuruesit dhe donatorët të cilët e kanë mbështetur deri më tani.

You Might Also Like