Futboll

Start i mbarë i dy ekipeve nga komuna e Vitisë Vllaznisë së Pozharanit dhe Vitisë në Ligën e parë të Kosovës

Vllaznia –Istogu 2: 0 dhe Vitia –Besa 2:0

Dy skuadrat e komunës së Vitisë në Ligën e Parë Vllaznia dhe Vitia kanë startuar si është më së miri në stinorin pranveror. Të dy skuadrat me rezultate identike kanë shënuar fitore me rezultate identike 2:0 ndaj rivalëve të tyre Istogut dhe Besës së Pejës. Fitore mjaftë të rëndësishme që ka peshë shume të madhe ka shënuar Vllaznia duke e mposhtur skuadrën e Istogut me rezultat 2:0 me golat që kanë shënuar në pjesën e dytë të kësaj përballje sulmuesit Toni Salihu dhe Jurgen Gjini. E karakteristikë e këtij takimi ishte se gjyqtari Bajram Gashi nuk ka dhënë asnjë karton e kjo tregon se loja ka qenë shumë korrekte .Me këtë fitore Vllaznia e kalon me një pikë skuadrën e Bashkimit duke ia lëshuar vendin e fundit në tabelë pas një kohe të gjatë.

Edhe Vitia e cila pretendon një nga katër vendet e parë në tabelë, ka shënuar fitore të pastër 2:0 ndaj konkurrentit kryesor të saj Besës së Pejës, golat për vitias i kanë shënuar E.Hyseni dhe Statovci, gjithashtu në pjesëlojën e dytë.

Aziz Zuka

You Might Also Like