Viti

Vitia shënoi 17- shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës me aktivitete të shumta

* Duhet të theksojmë se ajo cka na ”ra në sy” ishte mbase një ves shumë keq i yni e që është për cdo kritikë- mospërfillja e shënimit të kësaj Dite historike nga bizneset private e madje edhe nga disa institucione shtetrore të cilat fare nuk u “lodhën” që të vendosin flamujt shtetror të Kosovës!

Insstitucionet komunale të Vitisë, Shoqatat e dala nfa lufta e UCK, Shoqta komunale e Familjeve të dëshmorëve ,shoqëria civile si dhe përfaqësues të të gjitha subjeketeve politike si dhe qytetarë tëshumtë të komunës së Vitisë sot me një sërë aktivitetësh kanë shënuar 11-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Këto aktivitete të nisuar që nga dje në Komunën e Vitisë sot kanë vazhduar fillimishtë me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, e më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu në organizimin e kësaj komune, për nderë të 17 shkurtit, janë mbajtur edhe aktivitete të shumta si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik. Ndërkaq po sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme sportive në: futboll të vogël, në volejboll dhe basketboll.

E nën organizimin e DKRS-së dhe Federatës së Atletikës së Kosovës dhe nën mbështetjen e “”Caritas Kosova” dhe të Fabrikës së ujit „Miros“ gjithashtu në përvjetorin e 11 të Republikës së Kosovës janë edhe garat në Atletikë ku kanë marrin pjesë garues nga Shqipëria, Maqedoni e Veriut, dhe Kosova dhe atë për kategoritë e ndryshme prej fatosave, juniorëve dhe sinorëve në disiplinat prej 400-1000 metra.

E Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë,Naim Pira , gjatë seancës solemne për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndër tjerash u shpreh se “këtë ditë të veçantë përkujtohen ata që kontribuuan për lirinë e këtij vendi. “ Ne sot përkujtojmë dhe përkulemi me respektin më të madh, pranë atyre djemve dhe vajzave që më gjakun e tyre vunë themelet e këtij shteti të cilën po e gëzojmë ne.

Pira poashtu tha se respektojmë dhe nderojmë të gjithë ata intelektual dhe patriot që nuk janë në mesin tonë, nderojmë baballarët tonë, nënat, vëllezërit dhe të gjithë ata qe në rrethana të ndryshme u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi”, u shpreh Kryesuesi Pira.

E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për rëndësinë e kësaj dite. “ Sot 11 vite më parë, Kosova shpalli mëvetësinë e saj. 17 shkurti i vitit 2008, hyri në histori si një nga datat më të rëndësishme për vendin dhe popullin e Kosovës. Viti 2008 i realizoi Kosovës aspiratën, për të cilën breza të tërë luftëtarësh e veprimtarësh u përpoqën me sakrifica e mundime të gjata, por e veçanta e përvjetorit të sivjetëm të pavarësisë, është shndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës dhe kjo e bënë edhe më madhështore këtë festë”, u shpreh Kryetari Haliti.

Një fjalë rasti në këtë seancë solemne e ka mbajtur edhe Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Viti foli mbi përpjekjet e popullit shqiptarë për liri në etapat e ndryshme të historisë dhe atë pasi që pjesa më e madhe e popullit shqiptar mbeti jashtë trungut të shtetit shqiptar. Kurse gjithashtu sot në Viti.

Box/

Duhet të theksojmë se ajo cka na ”ra në sy” ishte mbase një ves shume keq i yni e që është për kritikë- mospërfillja e shënimit të kësaj Dite historike nga bizneset private e madje edhe nga disa institucione shtetrore të cilat fare nuk u ”lodhën” që të vendosin flamujt shtetror të Kosovës, kjo u pa edhe në shumë biznese në Viti, por edhe në qytezen e Pozharanit, ku shumë pakë apo fare asnjë biznes ,nuk nuk i kan vënë flamujt shtetror, madje as disa institucione shtetrore.!! Edhe pse kjo është e rregulluar me ligj kjo nuk po perfillet nga qytetarë !!!!Vallë a nuk po i gëzohen kësaj Dite historike për ne Kosovarët dhe kjo është për cdo kritik.

Qe të mos dodhë kjo në të ardhmën është mirë që të aktivizohet edhe Inspektorati komunal kompetent që anagazhohet që të sankcionoj këto biznese në bazë të ligjit I cili obligon vendosjën e simboleve shtetërore në raste të tilla të shënimit të përvjetoreve shtetrore.Aziz Zuka

Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune janë mbajtur edhe aktivitete të shumta për nder të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik.

Aziz Zuka

You Might Also Like