Futboll

Vllaznia s’njeh kundërshtar

Kosova e Vushtrrisë, ish- anëtare e Superligës së Kosovës në Futboll është kthyer kokulur nga Pozharani, ku në përballje me Vllazninë ka shënuar humbje të pastër 2:0.

Djelmoshat e Sallah Sherifit kanë qenë më të mirë se vushtrriasit dhe tashti sigurt janë ngjitur drejt kreut të tabelës.

Vllaznia ia ka dalë që të shënojë në të dy pjesët e lojës, fillimisht nëpërmjet Elbasan Jakupit që ka shënuar në pjesën e parë të lojës nga pika e bardhë, derisa në pjesën e dytë ka shënuar Arlind Shaqiri.

Vlen të përmendet se falë kryesisë së klubit, që është tejet e zellshme, Vllaznia e Pozharanit sivjet ka një organizim shumë të mirë, andaj edhe ambiciet janë më të mëdha, pse jo për të kërkuar edhe kualifikimin në elitën e futbollit kosovar.

 

You Might Also Like