Futboll

Drita sigurt vargon fitoret

 

Më vështirë se sa që është pritur, Drita ka shënuar fitore në përballje me Dukagjinin e Klinës, duke shtuar pikëdallimin me ekipet ndjekëse Prishtina, Gjilani e Ballkani, të cilat ndeshjet e tyre i zhvillojnë të hënën.

Pa raste të mira shënimi, futbollistët e Dritës më kot janë munduar në pjesëlojën e parë, por duke mos ia dalë që të shënojnë.

Gjilanasit shumë më seriozisht e kanë marrë pjësolojën e dytë dhe që në nismë janë sulur drejt portës mysafire. Që në nismë Palushaj ka ndalë në brendi Fazliun e Dritës dhe gjyqtari dha penalti. Leci mori përsipër që të gjuaj nga pika e bardhë, por dëshira e Haxhimusës ishte që ai t’a gjuaj atë dhe Leci lëshoi udhë. Krejt kjo ndodhi në minutën 47, kur Haxhimusa gjuajti në këndin e poshtëm të majtë të portës së Dukagjinit, por portieri Bojaj e kuptoi këtë gjuajtje dhe e ndali gjuajtjen e tij, sikurse që ndali edhe gjuajtjen e Lecit.

Në minutën 58 Drita fitoi një gjuajtje nga këndi dhe pas saj Leci u shkëput më së larti dhe me kokë e futi topin në rrjetë për 1:0. Drita në vazhdim pati edhe shumë raste për të shënuar, por ose huqnin portën ose portieri Bojaj ia doli që të ndalë ato gjuajtje.

Pas shumë tentimeve, Drita ia doli të shënojë në minutën 89, kur pas asistimit të Vucajt, Fazliu gjuajti furishëm dhe qëlloi këndin e epërm të djathtë të portës mysafire për 2:0.

 

Me këtë ndeshje Drita përfundon fazën e lojërave të ashtuquajtura të lehta dhe që në xhiron e radhës do të ketë punë më të vështirë, ngase do të udhëtojë në Podujevë, ku do të përballet me Llapin.

You Might Also Like