Gjilan

Qytetari dorëzon në polici portofolin me dokumente dhe të holla

Më datë 06.08.2026 në Stacionin Policor në Viti është paraqitur qytetari B.Haziri i cili ka njoftuar se kishte gjetur një portofol brenda të cilit ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi e parave të gatshme.
Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë nga Stacionit Policor në Viti menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative, ku pas verifikimit të dokumentacionit në bazë të procedurave të rregullta ligjore, është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.
Drejtori Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë. Ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet.

You Might Also Like