Kapiteni i Tre Fiori, Matteo Prandelli, ka folur me shumë respekt për kampionen e Kosovës, Dritën, duke e cilësuar si një skuadër të kompletuar dhe shumë të organizuar.
“Është një skuadër shumë e kompletuar. Vijnë pas një fitoreje ndaj një ekipi të njohur si Floriana. Kemi analizuar ndeshjen e tyre të fundit dhe mund të them se janë shumë të organizuar, me lojtarë fizikisht të fortë dhe që luajnë futboll cilësor.”
Prandelli theksoi se dallimi më i madh mes dy skuadrave është përgatitja fizike, duke pranuar se Drita ka avantazh në këtë aspekt.
“Ata janë më të përgatitur fizikisht, pasi futbolli është profesioni i tyre kryesor. Megjithatë, ne do të japim maksimumin tonë në fushë.”
Respekt maksimal nga kapiteni i Tre Fiori për Dritën, ndërsa sfida e Ligës së Konferencës pritet të jetë mjaft interesante.





