Libri

E pres pritjen e vetvrarë

E pres pritjen e vetvrarë

 

Selvete Abdullahu

 

Kush troket përsëri në portën e hapur

As njeri e as hije nuk shoh

Mes gjymtyrësh dhëmbjen e bëra antarë shtëpie

Se këtu ndjej vetëm karcyllët e natës

Ndonjë mushkonjë që vie vërdallë

Edhe për ato malli sa më ka marrë

 

E kam filluar ditën tersë

Se kjo kohë

Mua m’i fali përgjysmë mëkatet

Shpirti i pa ngopur që lunate vallën sekondare

E shterri lotin pa e parë në bebzat e syve të errët

 

Erdhi stuhia e qëndroi këmbëkryq

Unë dhe bota u bëmë armiq

Dita dhe nata aleatë u bënë

Më sfidojnë thua që unë kam faj

Një ushtari pa armë i gjasoj

 

Kurrrë s’e kisha ditë sa të lulëzuar e kisha terasën time

E zverdhur erdhi e shkoi edhe kjo ditë

Pos qenit që i bie derës të hynte brenda

Askush s’u dukë as nga largësitë

Të zymta më bëhen edhe dhomat e shtëpisë

 

Kur donin të ofroheshin e buzëqeshje plotë

Unë shpeshë ikja e largohesha

E nxituar nga punët orët numroja

Kohën zotroja

 

Tani ikin prej meje si prej dreqit

E ngjallin frikën e një dite pa skaj

E një errësirë që diellin e vënë në pikëpyetje

E një melodie trajtësore pa instrumental

Që kurrë se kisha menduar të jem e zgjedhura e saj.

 

 

 

You Might Also Like