Gjilan

Përkushtim i lartë dhe punë profesionale në Arkivin Ndërkomunal të Komunës së Gjilanit

Drejtori i Administratës, Elbasan Shabani, së bashku me zyrtarin e arkivës Ilir Sejdiun, realizuam një vizitë pune në Arkivin Ndërkomunal të Komunës së Gjilanit, ku u pritëm nga drejtori Nazmi Muja.

“Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të shofim nga afër organizimin sistemimin dhe funksionimin e arkivit, i cili paraqet një nga shtyllat kryesore të ruajtjes së dokumentacionit institucional dhe historic”, tha Shabani.

Sipas tij, ajo që bie në sy është përkushtimi i lartë dhe puna profesionale e bërë nga drejtori Muja dhe stafi i tij, të cilët kanë arritur të krijojnë një rend dhe standard të admirueshëm në menaxhimin e arkivës.

“Sistematizimi i dokumenteve, ruajtja e tyre në kushte të përshtatshme dhe qasja e lehtësuar për institucionet dhe qytetarët janë dëshmi konkrete e një pune serioze dhe vizionare”, tha Shabani.

Drejtori i Administratës, theksoi se ky model pune përbën një shembull të mirë që duhet ndjekur edhe nga institucionet e tjera.

Ai vlerësoi lart angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga drejtori Nazmi Muja.

You Might Also Like