Është mbajtur Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe – faza II, në nivel komunal.
Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, tregon se nga faza e parë në nivel të shkollave publike dhe private, ishin kualifikuar gjithsej 145 nxënës, ndërsa në Olimpiadë morën pjesë 111 nxënës.
Në bazë të rregullores së Olimpiadës së Përbashkët, nga rezultatet e arritura në nivel komunal, për fazën e tretë shtetërore janë kualifikuar 20 nxënës.
Ai tregoi se tre vendet e para janë: 1. Jorë Haliti – 46 pikë (Agim Ramadani), 2. Ledina Hajrizi – 46 pikë (Thimi Mitko), 3. Someja Muji – 45.5 pikë (Ibrahim Uruqi).
Rezultatet e arritura nga të gjithë nxënësit janë dërguar te drejtuesit/ përgjegjësit e të gjitha shkollave respektive.
Faza e tretë e Olimpiadës është planifikuar të mbahet më 9 maj në Prishtinë.
“Drejtoria e Arsimit, i uron të gjithë nxënësit pjesëmarrës për sukseset e arritura. Njëkohësisht, DKA falënderon komisionin për organizimin dhe punën profesionale në realizimin e olimpiadës në nivel komunal”, tha drejtori, Jeton Rexhepi.




