Gjilan

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunalë

Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal
Shkolla e agro-biznesit Arbëria që përdoret nga nxënesët për praktikë profesionale dhe njëkohësisht që shfrytëzohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është në gjendje katastrofale që nga fillimi i qershorit të këtij viti.
Është prishur njëri hidrofor që furnizon me ujë objektin dhe ky objekt është në mungesë te ujit prej atëherë e deri sot.
Për pasojë gjendja higjienike është alarmante që kërcënon shëndetin e nxënësve dhe personelit.
Punëtorët e DKA-së  e janë në hall nga ky problem, disa marrin  bidona me ujë nga shtepia për përdorim në shkollë gjatë ditës, disa për nevoja të veta përdorin disa lokale afër shkollës dhe disa të tjerë janë të detyruar të kërkojnë leje për të përdodrur toalete edhe nga disa shtëpi aty afër.
Është për habi se si nuk kanë ndërhyrë akoma deri me tani që mga qershori e deri më sot administrata komunale.
Shkolla profesionale model, e ndërtuar bashkê me Daniden nga Danimarka dhe e me standarde të larta, tani nuk ka ujë për nevoja elementare.
Kryetar, drejtoreshë dhe të tjerë përgjegjës, edhe çka duhet me ndodhë më keq që me ju zgju nga gjumi i thellë veror, apo ndoshta e keni lidh gjumin edhe me atë dimëror.
 
_

You Might Also Like