Gjilani ka pranuar tre gola në ndeshjen e fundit, por ka shënuar pesë dhe me fitore e ka mbyllur kampionatin.
Besart Morina ka shënuar dy herë, Ergon Hyseni, Salih Kosumi e Gëzim Rusi nga një herë, derisa për Trepcën vendase kanë shënuar Arbnor Muja, dy herë e Samir Sahiti, një herë.
Njëherit kjo ishte ndeshja e fundit për “Minatorët” e Trepçës, pasi në edicionin ardhshëm të garave skuadra e Trepçës do të garojë në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Futbollistët e Gjilanit në këtë ballafaqim nuk i priu trajneri, Arbnor Morina, pasi para sa ditësh ka bërë një intervenim kirurgjik.
Futbollistët e Trepçës në pjesën e parë kanë arritur të udhëheqin me rezultat 2-1, ndërsa në pjesën e dytë Gjilanasit u mobilizuan duke e mposhtur me rezultat përfundimtar 5-3.
Tashti Gjilani është i pesti në tabelë dhe se a do t’a ruaj këtë pozitë do të varet nga Drita, e cila do të përballet me Besën dhe në rast se mysafirët arrijnë rezultat pozitiv, do të jetë Besa e pesta e Gjilani i gjashti.