Gjilan, 05 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës, nga data 29 korrik – 04 gusht 2024, ka ndaluar nëntë (9) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
– Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
– Një (1) person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
– Një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
– Gjashtë (6) persona, në katër raste të ndara për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj personave të ndaluar ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave është raportuar një rast ‘’Vdekje e dyshimtë’’ në fshatin Shillovë, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi.