Gjilan

Rexhepi: Synim mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve dhe funksionimin sa më efikas të institucioneve arsimore

Në vazhdën e takimeve njoftuese dhe koordinuese, drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi, ka takuar personelin administrativ, sekretarët dhe zyrtarët administrativë të shkollave dhe institucioneve parashkollore.
Drejtori Rexhepi, ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e personelit administrativ në mbarëvajtjen e proceseve arsimore dhe administrative në institucionet edukativo-arsimore.
“Diskutuam për rëndësinë e ofrimit të shërbimeve administrative efikase dhe pa vonesa, duke theksuar domosdoshmërinë e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi”, tha Rexhepi.
Drejtori i Arsimit, tregoi se është biseduar edhe rëndësia e respektimit dhe zbatimit të ligjshmërisë nga organet dhe stafi i shkollave, si dhe menaxhimi korrekt dhe sistematik i dokumentacionit shkollor, si pjesë e përgjegjësive dhe detyrave punuese.
“DKA në Gjilan, do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë personelin arsimor dhe administrativ, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe funksionimin sa më efikas të institucioneve arsimore publike të komunës”, tha drejtori Rexhepi.

You Might Also Like