Golat e Senad Jaroviqit po dalin të jenë vendimtarë për sukseset e SC Gjilanit. Gazeta olle i ka kushtuar një tekst këtij lojtari dhe të arriturave të tij, të cilin po e botojmë të plotë.
Çfarë impakti i jashtëzakonshëm nga Senad Jarovic te Gjilani
Me golat dhe asistimet e tij, ai i ka siguruar plot 29 pikë Gjilanit.
“Skifterat” kanë grumbulluar 42 pikë deri më tani, por 29 prej tyre vijnë nga Jarovic, falë 13 golave dhe 3 asistimeve.
Sot, ylli boshnjak shënoi nga penalltia për fitoren 1-2 në udhëtim te Prishtina e Re, duke dëshmuar edhe një herë se është njeriu i golit për bardhekuqtë.
Ndeshjet ku Jarovic i siguroi pikë Gjilanit:
•
Asistim ndaj Ferizajt (0-1)
•
Gol ndaj Prishtinës së Re (0-1)
•
Gol ndaj Malishevës (1-2)
• 
2 gola ndaj Ferizajt (2-2)
•
Gol ndaj Drenicës (0-1)
•
Gol ndaj Prishtinës së Re (3-2)
•
Gol ndaj Dukagjinit (1-1)
•
Gol ndaj Malishevës (2-1)
•
Gol ndaj Ferizajt (1-2)
• 
Gol + asistim ndaj Llapit (2-3)
•
Gol ndaj Prishtinës së Re (1-2)





