Humbjet janë pjesë e rrugëtimit të çdo ekipi të madh
Finalja e Kupës nuk përfundoi siç e dëshiruam përballë KV Luboteni, por kjo nuk e zbeh aspak atë që kemi ndërtuar dhe sakrificën që kemi dhënë si skuadër.
Ne luftuam, besuam dhe arritëm deri në finale me meritë. Kjo tregon qartë se jemi ndër më të mirët dhe se kemi potencial edhe më të madh përpara.
Humbja është mësim për nesër, një shtysë për të punuar më fort, për t’u ngritur më të fortë dhe për t’u rikthyer aty ku na takon.
Ky nuk është fundi i rrugës sonë. Ky është vetëm një kapitull që na forcon karakterin, unitetin dhe urinë për fitore. Do të kthehemi më të bashkuar, më të përgatitur dhe më të vendosur për të arritur objektivat tona.
Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën pa kushte.
Kjo skuadër nuk dorëzohet, ne rritemi nga çdo sfidë.
Rrugëtimi vazhdon në kampionat ku na pret play-offi… dhe ne do të rikthehemi më të fortë 💙💪
#KVDritaM #DritaFamilja #Kupa





