Sportet me dorë

Basketbollistët e Dritës pësojnë humbje të thellë

Ndeshje që fliste vetëm në një anë, ndërsa Bora si zakonisht atë që i bëri krejt ekipeve tjera në ligë, ia shkaktoi edhe Dritës sonte. Fitore e thellë e pakompromis për të fituar ndeshjen 117 – 46.

Prej minutës së parë deri në fund, dominim dhe mundësi për secilin lojtar në ekip nga trajneri Arben Krasniqi, për tu përgatitur sa më mirë për playoff ku pak është mundësia që dikush ta befasojë Borën – që duket se do të jetë ekipi që do ta sigurojë Superligën 2024/25.

Sonte, pak minuta për Dion Haxhosajn e dalluar, ndërsa të tjerët kishin më shumë minuta e koshashënues më i mirë u bë Anes Gashi me 17 pikë të shënuara, përcjellur nga Rinor Dragusha dhe Kujtim Ujkani me nga 15 të dhëna.

Fitorja, kryesuesin e ligës, Borën e bën me bilanc 22-0, ndërsa Drita është praktikisht e fundit në renditje, pasi që AS Prishtina e Gjakova e Re u përjashtuan nga garat – në pozitë të shtatë me bilanc 7-15.

You Might Also Like