Në kuadër të orinetimit në karrierë, nxënës semimaturantë nga komuna e Artanës (Novobërdës), të udhëhequr nga këshilltarja për karrierë e kësaj komune, Xhejlane Behluli, mësimdhënës të gjuhës angleze dhe të kulturës fizike dhe sportit kanë vizituar Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku janë pritur nga drejtori Bekim Mustafa, zëvëndësdrejtori Agim Asllani dhe këshilltarët për karrierë Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi.
Nxënësit semimaturantë fillimisht kanë vizituar bibliotekën e shkollës, salllën e madhe të konferencave e debateve, klubin e robotikës, kabienetet e informatikës, biologjisë, fizikës e kimisë, ku nga mësimdhënësit që ishin në proces mësimore Vjollca Sylaj dhe Saud Rrahmani dhe këshilltarët për karrierë janë njoftuar me punën që bëhet në këtë shkollë, programet që ofrohen dhe dijeninë që marrin nxënësit për të vazhduar tutje në studime.
Nxënësit semimaturantë nga Komuna e Novobërdës janë ndarë të kënaqur me prezantimet dhe shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar mësimet në këtë shkollë.





