Libri

“Agmia” në pjesën më të madhe i kushtohet Shaip Beqirit

Revista letrare – kulturore e Ars Clubit “Beqir Musliu”, AGMIA nr. 18, gati gjysmën e hapësirës së saj e ka rezervuar në numrin më të ri për fituesin e sivjetmë të Çmimit letrar “Beqir Musliu”, shkrimtarin e njohur, Shaip Beqirin, i cili prej deceniesh jeton dhe krijon në Zvicër.
Kështu, përveç publikimit të Vendimit të Jurisë letrare, arsyetimit si dhe shënimeve mbi jetën e veprimtarinë letrare të fituesit të sivjetmë, botohen edhe vlerësime të ndryshme të kritikëve letrar por edhe të shkrimtarëve të shquar shqiptarë e të huaj, të cilët vlerësojnë lart poezinë e Beqirit, si Ibrahim Rugova, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, Anton Nikë Berisha, Xhevahir Spahiu, Ymer Shkreli,Hans Joachim Lanksch, Ali Podrimja, Teki Dervishi, Adolf Muschg dhe Johamna Lier
Vlerësime për portretin letrar dhe poezinë e Shaip Beqirit paraqesin në këtë numër edhe studiuesit e shquar të letërsisë si, akademik Ali Aliu, dr. Nehas Sopaj e Ahmet Selmani.
Përpos që botohet dhe një cikël poezishs të Shaip Beqirit, lexuesve iu mundësohet ta lexojnë dhe mesazhin e autorit me rastin e dhënies së këtij Çmimi mjaft prestigjioz.
Në pjesën e dytë të revistës, nën rubrikën “Pema e Agmisë”, kësaj here publikohen krijimet e Sabit Rrustemit, Edona Halitit, Rrahim Sadikut, Linditë Ramushit Dushkut, Sinan Sadikut, Arsim Halilit, Naxhije Gashanit e Mehmetali Rexhepit.
Ndërsa me vlerësime letrare paraqiten, Ramadan Musliu, Xheladin Mjeku, Isak Eshtrefi, Nexhat Rexha e Hasan Bunjaku.
Vlen të potencohet se edhe ky numër, në shenjë të 20 vjetorit të shkuarjes në amshim të shkrimtarit të shquar shqiptar, Beqir Musliut, hapet dhe mbyllet me poezitë e tij.

You Might Also Like