Sportet me dorë

Fitore brilante e KH Drita

Klubi i Hendbollit Drita ka vazhduar me shumë sukses këtë kampionat, duke shënuar edhe një fitore të radhës që atë e mbanë në krye të tabelës, menjëherë pas liderit KH Besa. Llapi nga Podujeva ka qenë kafshatë e lehtë për ekipin gjilanas, që kësaj radhe ka fituar me dhjetë gola dallim 39:29.

Në xhiron e radhës, që është e nënta, KH Drita do të jetë mysafire e Drenicës së Skenderajt dhe edhe nga ballafaqimi me të pret edhe një fitore, që e sforcon edhe më tej në kreun e tabelës.

You Might Also Like