Gjilan

Alban Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve, sepse tenton të njollosë njërën nga epokat më të ndritura të kombit tonë, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, asnjë dënim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën: ata hynë në luftë si çlirimtarë për të na sjellë lirinë dhe në histori do të mbeten të tillë përjetësisht.

Drejtësia mund të cënohet përkohësisht, por vlera e UÇK-së është e gdhendur në themelet e shtetit tonë.

Me mendje e zemër jemi pranë tyre dhe familjeve të tyre!

You Might Also Like