Sot, më 15.09.2026, në Gjilan u zhvilluan Garat Rajonale të Ndihmës së Parë, ku morën pjesë ekipet nga Gjilani, Artana dhe Vitia. Komisioni për garat regjionale ka qenë i përbërë nga Dr. Esma Mustafa, Kryetare e degës Kryqit Kuq-Gjilan, Lulzim Mustafa, Instruktor i ndihmës së parë dega Novobërdë, Zaim Avdili Instruktor i ndihmës së parë dega Viti si dhe Anila Mustafa Instruktore e ndihmës së parë dega Gjilan!
Nxënësit e Shkollës “Kongresi i Manastirit” – Pozhoran, përfaqësues të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega Viti, fituan vendin e dytë. Aziz Zuka





