KRONIKË E ZEZË

Arrestohet shtetasi i Republikës se Maqedonisë së Veriut në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli

Arrestohet shtetasi i Republikës se Maqedonisë së Veriut në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli
Sot më datë: 06.04.2022 Sektori i Hetimeve Rajonale, Drejtoria Rajonale te Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Toger Ismet Hashani, nga Zyra Rajonale për Informim Publik ka bërë me dije se pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas i njëjti është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, i njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.
Rasti do t’i referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme.

You Might Also Like