OPINION

Çfarë duhet të dini për numrin 2 të PDK-së në Gjilan


 

  Shkruan: Hetem KOSUMI

 

Çfarë përfaqëson dhe sa përkon karakteri i profilit të Shefik Surdullit me tri përmasat madhore të ngërthyera në titullimin e këtij portreti?

 

Kush është në të vërtetë Shefik Surdulli?

 

Shefik Surdulli kësaj radhe është kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit, me numrin 2, në listën e PDK-së, për zgjedhjet komunale në Gjilan.

 

Shefiku me profesion është inxhinier i Elektroteknikës, ndërsa për 30 vite pa reshtur, me përkushtim të madh, punoi dhe nuk u ndal asnjëherë për Gjilanin dhe Kosovën. Të gjithë ata që e njohin nga afër, ata të cilët e njohën më herët dhe bashkëvepruan me Shefikun, vetëm mund t`i pohojnë dhe assesi t`ia mohojnë përkushtimet… Ato përkushtime qenë dhe mbetën motoja e përhershme e këtij profili njerëzor, kombëtar e politik: duke e parë përherë në vlug veprimtarish organizative, politike, humanitare, kombëtare, sipas domosdosë që e kushtëzonin rrethanat e Kosovës, pavarësisht sfidave të asaj kohe a të kësaj të sotmes.

 

Burimi i rrjedhës së tij familjare padyshim është i pastër, i pa kontaminuar, i pashmangshëm nga vija e rrjedhës shtratit të vet të ngrohtë kombëtar… Shefiku përfaqëson një familje atdhedashëse, e përndjekur nga “Molla e Kuqe”… ; e dëshmuar për mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore.

 

Me këtë brumosje, së cilës, as me kushtëzimin e jetës nuk i binte ndesh, pikërisht kur Kosovës dhe popullit të saj, po i vihej laku në fyt, Shefiku u poq dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Cili është profili politik i veprimtarit Shefik Surdulli?

 

Me pak vijëzime të jetëshkrimit të tij le të spikatet: sidomos nga vitet e ’90-ta, Shefiku ishte pjesë aktive e proceseve politike-atdhetare për çlirimin e Kosovës, deri te angazhimi i tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Shefiku është njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, për të cilën punoi pa u kursyer. Gjithsesi energjia dhe koha janë faktorë, të cilët kushtëzuan rezultatet e dukshme e të prekshme për shtrirjen, forcimin dhe institucionalizimin e PDK-së; të këtij subjekti politik me prejardhje çlirimtare e shtet-ndërtuese. Të dy faktorët: energji dhe kohë Shefiku ia fali fuqizimit të PDK-së, pa kërkuar asnjëherë përparësi për veten e tij.

 

Votues të çmuar, vlerësojeni këtë fisnikëri e madhështi njerëzore!

 

Pas Luftës Çlirimtare, profili ynë politik, i quajtur Shefik Surdulli, kreu me kompetencë detyrën e Zyrtarit Komunal për Informim në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

 

Fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 2007-ës, Shefikut i dha mundësi të kryente me nder dhe përgjegjësi detyrën e zëdhënësit të Komunës. Nga kjo detyrë, pas humbjes së zgjedhjeve të fundvitit 2013, ai dha dorëheqje. Në këtë mënyrë, ai hoqi dorë edhe nga vendi i punës, të cilin ia garantonte ligji.

 

Akti i dorëheqjes së tij prej detyrës ligjore, kishte qëllimin e vetëm: solidarizimin si sekretar i degës, i identifikuar me PDK-në, duke iu kundërvënë kësisoj largimit të stafit politik (të PDK-së), që e drejtoi komunën deri atëherë.

 

Shefik Surdulli është profil veprues, në kuptimin e plotë dhe fisnik të shprehjes në trajtën dëftore të saj. Ky veprimtar bën veprimtari konkrete. Andaj, për të, për përditshmërinë e tij, vlen përkufizimi: më shumë i dëshmon puna sesa fjala. Ai është boshti që mbledh dhe zgjaton fijet vepruese në PDK-në e Gjilanit. Ky pohim për profilin tonë politik nuk është një hiperbolë poetike, por është përtrollitje e përditshmërisë së tij vepruese.

 

Aktualisht Shefik Surdulli është Sekretar Administrativ i Degës së PDK-së, në Gjilan. Portretin e tij e shquajnë edhe një mori cilësish: vendosmëria, sinqeriteti, profesionalizmi, qasjet serioze ndaj punës, qëndrimet e tija parimore, guximi intelektual e qytetar… I gjithë ky spektër, tek personaliteti i Shefikut, shpërfaqet pa hezitim, edhe atëherë kur rrezikohej karriera e tij politike.

 

Shefik Surdulli në këtë sesion legjislativ të nivelit komunal është në krye të listës së PDK-së, me numrin 2, për këshilltar të Komunës së Gjilanit..

 

Duke e njohur gjithanshëm, padyshim Shefik Surdulli është një kapital i gjallë, veprues e moral i mjedisit tonë ligj-zbatues e shtetndërtues!

 

Slogani me të cilin Shefiku publikisht iu ka drejtuar votuesve është:

Më jepni DORËN – Ua jap FJALËN!

You Might Also Like